Basha mbyll fushatën në Dibër: Lufta do të rrisë çmimet, qeveria nuk ka marrë asnjë masë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha mbyll fushatën në Dibër: Lufta do të rrisë çmimet, qeveria nuk ka marrë asnjë masë

Lulzim Basha ishte sot ne Diber ku zhvilloi takimin mbylles te fushates per 6 marsin.

 

Kreu demokrat foli per pasojat e luftes se Ukraines ne ekonomine shqiptare, duke akuzuar Ramen se nuk ka mare asnje mase per rritjen e cmimeve.

 

Advertisement

 

Kjo situatë e krijuar me sulmin e Rusisë mbi Ukrainën do të ndikojë në ekonominë tonë. Siç e shikoni çmimi i karburantit që ka qenë në stratosferë po vazhdon të rritet prandaj siç e keni dëgjuar edhe disa ditë më parë, thirrje ime ndaj kësaj qeverie është të marrë masa të menjëhershme. Të ndalë pagesat korruptive të inceneratorëve që  vazhdojnë ti bëjnë edhe sot e kësaj dite që siç e patë ishte një aferë e pastër korruptive. Siç e kishim denoncuar prej 6 vitesh, siç  u faktua tashmë edhe në Komisionin Hetimor që është një tjetër ngjarje madhore e cila u zhvillua në harkun kohor pas takimit tonë të fundit dhe takimit tonë të sotëm. Para të shqiptarëve, plot 430 milionë euro që kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve. Çdo qeveri sot në botë po merr masa për t’i ndihmuar qytetarët, po siguron rezerva të mjaftueshme karburanti dhe ushqimore, në veçanti po shënjestrën ato familje dhe ato zona që janë në nevojë ekonomike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy