Policia e Himarës ka arrestuar dy persona, të cilët lëviznin me automjet për të shitur doza kokaine dhe cannabisi në lokalet e natës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 25”, u arrestuan shtetasit  J. Ç., 27 vjeç dhe E. T., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis, të ndara në doza, gati për shitje./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";