Shisnin kanabis dhe kokainë; pranga tre lushnjarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shisnin kanabis dhe kokainë; pranga tre lushnjarëve

Tre lushnjarë janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “First Step”.

 

Ata kultivonin bimë cannabis sativa dhe shisnin në doza kanabis dhe kokainë.

 

Advertisement

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan shtetasit Sergej Lukaj(Stefa)., 28 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, Lushnjë, Valter Malia, 33 vjeç., banues në fshatin Toshkëz dhe Erblin HYra, 37 vjeç, banues në fshatin Gjazë, Lushnjë.

 

Ata u kapën në flagrancë, teksa qarkullonin me një automjet, me sasi lëndësh narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, të gatshme për shitje. Nga provat e siguruara si rezultat i hetimeve, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të shitjes në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në qytetin e Lushnjës.

 

Advertisement

Gjatë kontrolleve fizike të tyre, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. L.(S)., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kg lëndë narkotike kanabis, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, 71 fidanë narkotikë, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy