“Epilog” prangos dy persona që shisnin kokainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Epilog” prangos dy persona që shisnin kokainë

Dy shtetas u arrestuan nga policia ne kuader te operacionit antidroge te koduar “Epilog”.

Sekuestrohen 129,2 gram kokainë, 2050 euro, një sasi prokusori (përzierësi) dhe një automjet.

Te arrestuarit në flagrancë jane shtetasit E. A., 41 vjeç, banues në Korçë dhe A. D., 44 vjeç, banues në Elbasan.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se dy shtetas në lagjen nr. 10, Korçë, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre.

Advertisement

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë në përdorim nga shtetasi E. A., në të cilën ndodhej edhe shtetasi A. D., u gjet 90.2 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 120.2 gram prokusor (përzierës) dhe 1 peshore elektronike. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. A., si edhe në mjetin e tij tip “Volkswagen Golf”, iu gjetën pesë doza me peshë 1.4 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale, u ushtrua kontroll edhe në banesën e shtetasit A. D., në qytetin e Elbasanit, ku u gjet 37.6 gram lëndë e dyshuar kokainë.

Gjatë këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 129.2 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 120.2 gram prokusor, 2050 euro, 1 automjet tip “Volkswagen Golf” dhe 3 aparate celularë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy