Një ngjarje ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele pranë vendit të njohur si ura e Mbrostarit në Fier.

 

Parmakët e hekurt të urës janë shkatërruar e një pjesë e tyre ka rënë në ujrat e lumit Seman ndërsa mbetet e paqartë nësë mjeti që është përplasur në të ka përfundur në ujë apo është larguar pas përplasjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Momentalisht janë ngritur të gjitha pistat, ndërsa pranë vendit të ngjarjës është gjetur një targë automjeti e po mundësohet kontakti me drejtuesin e automjetit që i përket, tefeloni i të cilit rezulton i fikur.

 

Efektivët zjarrfikës kanë krehur të gjithë zonën e rrjedhën e lumit por në te nuk duket asgjë.  Ndërkohë edhe policia e ndodhur në vendin e ngjarjes është duke marrë të gjitha shenjat e provat në vendin e ngjarjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";