Dyshohet se është mbytur në lumin Drin/ Rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 47 vjeçarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dyshohet se është mbytur në lumin Drin/ Rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 47 vjeçarit

Kanë rinisur sërish sot kërkimet për gjetjen e trupit të Tefik Xhikës, 47 vjeçarit i cili dyshohet se është mbytur në lumin Drin.

 

Banorët e zonës, familjarët dhe policia janë në kërkim të 47 vjeçarit. Ndërkohë prej dy ditësh është kërkuar ndihma nga polumbarët me mjete të specializuara, gomone me motor.

 

Advertisement

Xhika e kishte lënë makinën tek lokali i fshatit Fushë-Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin. Në buzë të lumit janë gjetur një palë atlete që dyshohet se 47-vjeçari i ka hequr para se të nisë peshkimin.

 

Dyshimet janë që Tefik Xhika të ketë rënë në ujërat e lumit Drin i Zi ndërsa peshkonte në breg.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy