Policia e Shkodrës ka finalizuar pas katër muajsh hetime operacionin policor të koduar “Vendtakimi”.

Në pranga kanë rënë 4 persona të cilët u kapën në flagrancë gjatë shitblerjes së 3.8 kilogramëve cannabis sativa.

Siç bën me dije policia e Shkodrës, janë arrestuar shtetasit V. Y., 58 vjeçe dhe K. Y., 28 vjeç (nënë e bir), shtetasi S. F., 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, I. D., 35 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fshatin Kullaj, shtetasit K. Y. dhe S. F. u kapën në flagrancë, teksa i shisnin 35-vjeçarit, rreth 3.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, për sigurimin e së cilës dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetasen V. Y./vizionplus.tv