Shisnin kanabis cepave të Vlorës/ Arrestohen dy të rinjtë, policia u sekuestron 126 doza drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shisnin kanabis cepave të Vlorës/ Arrestohen dy të rinjtë, policia u sekuestron 126 doza drogë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, të cilët u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike në lagjet e ndryshme të Vlorës.

 

Në një njoftim për mediat, blutë bënë me dije se në kuadër të operacionit “Parts 13”, ranë në pranga shtetasi E. I., 32 vjeç, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në 110 doza dhe shtetasi M. I., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në 16 doza.

 

Advertisement

Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një peshore elektronike, një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjetën dy të rinjve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 13”, goditen 2 raste të tjera të shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa.

 

Advertisement

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 126 doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash e përfituar nga shitja e dozave, si dhe 2 celularë.

 

Arrestohen 2 shtetas që u kapën në flagrancë teksa i shitnin dozat, në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

 

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 13”, si rezultat i të cilit u konstatuan dhe u goditën 2 raste të tjera në këtë fushë.

 

Për këto 2 raste, u kapën në flagrancë teksa shitnin në lagje të ndryshme të qytetit, dhe u arrestuan shtetasit:

 

Advertisement

– E. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në 110 doza;

– M. I., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në 16 doza.

 

Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një peshore elektronike, një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjetën 2 shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Advertisement

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy