Shpërndanin kanabis, arrestohen tre të rinj në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërndanin kanabis, arrestohen tre të rinj në Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Portions”, gjatë të cilit është goditur 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:- M. M., 19 vjeç, F. Xh., 21 vjeç, dhe A. T., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë.

 

Advertisement

Në rrugën “Tre Dëshmorët”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.

 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit M. M., është gjetur dhe sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike e ndarë në doza.

 

Advertisement

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në zonën e Unazës së Re dhe në Yzberisht.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy