Goditet grupi i drogës në Tiranë/ Të rinjtë siguronin kanabis dhe e shpërndanin në doza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditet grupi i drogës në Tiranë/ Të rinjtë siguronin kanabis dhe e shpërndanin në doza

Një grup të rinjsh që merrej me shpërndarje droge në Tiranë u godit këtë të mërkurë nga policia.

 

Tre prej anëtarëve, E. Gj., 17 vjeç, D. S., 17 vjeç dhe E. H., 21 vjeç, u arrestuan, ndërsa dy të tjerë, S. Gj., 21 vjeç dhe L. K., 20 vjeç, u shpallën në kërkim dhe dyshohet se ishin edhe organizatorët.

 

Advertisement

Ata siguronin lëndën narkotike kanabis në sasi 5-10 kg, të cilën e ndanin në doza dhe më pas ua jepnin shtetasve D. S. dhe E. Gj., të cilët ishin të punësuar për shitjen e lëndës narkotike në përdorues të ndryshëm në zonën e Pazarit të Ri, Medresesë dhe në rrugën “Frataj”.

 

Një prej anëtarëve u arrestua në flagrancë duke shitur kanabis. Më pas, efektivët ushtruan një kontroll në banesën e tij, ku kapën mat edhe një trafikant tjetër që po tentonte të hiqte nga shtëpia sendet e kundërligjshme.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy