Një zjarr i papritur ka rënë në një ullishte në fshatin Lapardha, në Berat. Flakët e favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi drejt sipërfaqes me shkurre e ullishte. Mësohet se vatra e zjarrit ka rrezikuar edhe një banesë. Në vendngjarja kanë mbërritur zjarrfikësit.

 

Ndërhyrja e menjëhershme e bëri të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e tyre. Si pasojë e zjarrit u shkrumbua një sipërfaqe prej 200 m2 me shkurre dhe u përshkuan nga zjarri 3 rrenjë ullinj. Sipas punonjësve të shërbimit zjarrfikës, mendohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike, për shkak të linjës elektrike të amortizuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";