Jo të gjithë politikanët europianë e mbështesin stërvitjen masive në Mesdhe të NATO-s të udhëhequr nga SHBA. Eurodeputetët grekë kanë ngritur shqetësimin se këto manovra luftarake mund të cenojnë sigurinë e vendeve Europës Lindore dhe Ballkanit, anëtare të BE-së dhe të NATO-s.

Kostas Papadakis, deputet i pavarur në Parlamentin Europian kërkon prej Komisionit nëse janë përllogaritur nga Brukseli rreziqet që u kanosen vendeve ku do të zhvilllohet stërvitja masive e NATO-s e udhëhequr nga SHBA, mes të cilave është edhe Shqipëria dhe Greqia.

“Trupat amerikane dhe të NATO-s po zbarkojnë në portin e Aleksandropulosit për stërvitjen Defender Europe 21, një shfaqje gjigante force dhe gatishmërie në tokën europiane, për të cilën qeveria greke ka vënë në dispozicion portin e Aleksandropulosit dhe rrugët e hekurudhën përgjatë lumit Evro”, thotë eurodeputeti grek.

Qëllimi i stërvitjes “Defender Europe 21” është testimi i aftësisë së trupave amerikane dhe të NATO-s në mbrojtjen e vendeve aleate të rajonit dhe goditjen e një armiku të mundshëm në Ballkan, Detin e Zi dhe vendet Balltike. Por, eurodeputeti grek flet për “efekte anësore” të saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Këto manovra të udhëhequra nga SHBA e NATO dhe përfshirja e Bashkimit Europian kanë pasuar paralajmërime të hapura nga Rusia dhe Irani, që thonë se nëse cenohet siguria e tyre do të godasin objektivat e aleancës, duke rritur rrezikut e një konflikti në rajon, konflikt pasojat e të cilit do t’i vuajnë vendet e Europës Lindore dhe Greqia”, thotë Papadakis.

Pjesë e stërvitjes masive të NATO-s është edhe Shqipëria. Trupat e para amerikane dhe të aleancës, së bashku me materialet logjistike për realizimin e këtyre manovrave në vendin tonë kanë mbërritur. Stërvitja pritet që të nisë fill pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe në të do të angazhohen rreth 3 mijë trupa në total.