Baza e Kuçovës nis në vjeshtë/ Peleshi: Në maj NATO stërvitje të madhe në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zbuloi për emisionin “Quo Vadis” edhe afatet e nisjes dhe përfundimit të punimeve për bazën ushtarake të NATO-s në Kuçovë.

Ai deklaroi se puna në terren do të nisë në muajin tetor dhe investimi me vlerë 50 mln euro që i financuar në pjesën dërrmuese nga vetë NATO, do të mbyllet në vitin 2023.

NIKO PELESHI

Advertisement

MINISTËR I MBROJTJES

 “Një ngjarje tjetër e shkëlqyer, nga fundi i marsit fillojmë procedurat e prokurimit. Parashikojmë që rreth tetorit të nism punimet fizikisht, në 2023 mbarojnë punimet. Kjo rrit prezencën e NATO në Shqipëri, peshën e Shqipërisë në rajon, modernizon forcën tonë ushtarake. Është një projekt prej rreth 50 milionë euro, ne kemi vetëm 10% të shpenzimeve, pjesa tjetër nga NATO.”

Advertisement

Peleshi tregoi në Vizion Plus edhe prioritetin kryesor për Ministrinë e Mbrojtjes. Stërvitja ushtarake e NATO-s në muajin maj e kryesuar nga SHBA me pjesmarrjen e mbi 6 mijë trupave, sipas ministrit konfirmon rëndësinë strategjike të Shqiperisë në rajon dhe konsollidojnë sigurine kombëtare përballë kërcënimeve të jashtme.

NIKO PELESHI

Advertisement

Dua të sjell një informacion të publikut një nfgjarje që është shumë e madhe, nuk ka ndodhur asnjëherë, e pakrasueshme, është stërvitje “Defender Europe 2021”. Një stërvitje që do të zhvillohet nga Komandoja Europiane e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim edhe me forcat tona të Armatosura. Ky eveniment është prioritet I prioriteteve për vitin 2021. Nuk është thjesht një stërvitje por është por është një ngjarje një sjell shumë mesazhe në lidhje edhe me vulosjes së rëndësisë strategjike që Shqipeëria ka në rajon dhe më gjërë sesa kaq. Në stërvitje do të marrin pjesë mbi 6 mijë trupa. Në do të angazhohemi me 800-900 trupa shqiptare. Pjesa tjetër do të jenë trupa amerikane dhe nga shtete të tjera. Një pjesë do qëndrojnë në vendin tonë 1 muaj e gjysmë nga maji në qershor, të tjerët do jenë transit. Ngjarje të tilla na japin shuë dorë në konsolidimin e sigurise tonë kombëtare por edhe për ti treguar rajonit dhe vendeve te tjera që Shqiperia ka aleat shumë të fortë të cilët e njohin dhe mbështesin rëndësine strategjike që vendi ynë ka në rajon. Në na takon që forcat tona të armatisura ti ngreme në lartësine e kësaj përgjegjësie.

Ministri Peleshi konfirmoi se ka nisur gjithashtu një hetim administrativ për vdekjen pak ditë më parë te majorit shqiptar Xhevahir Jazaj në Herat të Afganistanit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy