Shqipëria dënon sulmin brutal të Hamasit ndaj Izraelit. Në punimet e Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Kryetarja e delegacionit shqiptar në këtë forumin, Blerina Gjylameti, njëherësh dhe kryetare e grupit të miqësisë Shqipëri-Izrael theksoi se sulmet e grupit terrorist të Hamas janë të papranueshme dhe duhet të dënohen në mënyrën më të fortë të mundshme. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjylameti thekson rëndësinë e dialogut dhe paqes së qëndrueshme në përputhje me parimet themelore të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

 

“Pamjet makabër të këtyre ditëve na kanë tronditur thellë e nxitur për të reaguar unanimisht në mbështetje të popullit izraelit. Ne besojmë në dialogun dhe paqen e qëndrueshme, në përputhje me parimet themelore të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetarët kanë të drejtën themelore të jetojnë në paqe, siguri dhe harmoni ndërfetare.

 

Njëkohësisht të gjitha sulmet e Izraelit mbi spitalet e kampet e refugjatëve, duhet të ndalen menjëherë. Situata e skajshme e popullit të Palestinës duhet të përfundojë sepse nuk meritojnë të paguajnë pasojat e akteve terroriste të Hamas”, u shpreh ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deputetja Gjylameti nënvizon se Shqipëria është një shembull unik për harmoninë e besimeve të ndryshme, kultivimi i së cilës është një pasuri e jashtëzakonshme e identitetit tonë kombëtar.

 

“Jemi të gatshëm të ofrojëmë kontributin tonë në çdo moment dhe të përkushtuar të mbështesim përpjekjet për të sjellë paqe dhe siguri në Lindjen e Mesme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fëmijët, gratë, të moshuarit nuk meritojnë të vuajnë e të jetojnë në këtë situatë të tmerrshme.
Njerëzit e pafajshëm nuk meritojnë furinë që sjell lufta”, deklaron Gjylameti.