Partia Socialiste rrëmben sërish votat e shqiptarëve nga veriu në jug në zgjedhjet lokale të 14 majit. Me një fitore të thellë socialistët arritën të mundnin bindshëm kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë, por dhe të Partisë Demokratike zyrtare e te partive të tjera në garë.

 

Të dhënat deri në orët e drekës së të hënës tregojnë se PS ka marrë mbi 50 bashki.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Triumfi i Edi Ramës u shpall pa asnjë dyshim në tri bashkitë, në të cilat u bë numërimi elektronik. Rakip Sulli në Kamëz, Gledian Llatja në Elbasan dhe Blerim Shera në Vorë janë kandidatët socialistë që do të drejtojnë për 4 vitet e ardhshme bashkitë.

 

Ndërsa ne Tiranë, Erion Veliaj është drejtë marrjes së një mandati të tretë, ku deri në këto momente është një diferencë prej 20% të votave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Partia socialiste ka arritur një fitore të thellë edhe në bashki të cilat prej më shumë se tri dekadash ishin të djathta. Bashkia e Devollit do të drejtohet nga Eduard Duro, ndërsa ajo e Matit nga Agron Malaj.

 

Befasi e këtyre zgjedhjeve mbetet edhe fitorja në bastione të pathyeshëme, e Benet Beci në Shkodër dhe Rexhe Byberit në Tropojë, ku duket se PS e ka  gjetur çelësin për të përmbysur rezultatin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numërimi i votave ka përfunuar në pjesën më të madhe të bashkive në vend, ndaj një pjesë e tyre nuk janë aspak surprizë. Korça, Vlora, Saranda, Lushnja, Fieri, Tepelena, Rrogozhina, Kuksi etj i kanë qëndruar sërish besnikë partisë socialiste.

 

Ne një diferencë të vogël votash PS ka marrë disa bashki të tjera si Rogozhina apo Belshi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në votimet e të dielës ran ë sy pjesëmarrja revativisht më e ulët nga sa parashikohej.

 

Të dhenat paraprake tregoje për një prani në process në nivelin e 37.79 %. Kukësi, Dibra dhe Tirana rezultojne tre bashkitë me pjesëmarrjen më të madhe në votime

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";