minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Përfundon numërimi në 10 qarqe, PS fitore të thellë - Struga.info


Përfundon numërimi në 10 qarqe, PS fitore të thellë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përfundon numërimi në 10 qarqe, PS fitore të thellë

Kur janë numëruar mbi 90% e kutive të votimit në të gjithë vendin, partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë duke siguruar kështu 74 mandate në rang kombëtar duke i mundësuar krijimin e qeverisë e vetme. Partia Demokratike ka arritur në shifrën e 59 mandateve, Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar një rënie të madhe duke pasur vetëm 4 mandate, ndërsa Partia SocialDemokrate ka 3 mandate.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 10 qarqe, ndërsa kanë mbetur edhe kutitë e fundit në Tiranë dhe Durrës.

 

Në qarkun e Tiranës PS ka siguruar 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1.
Në qarkun e Durrësit deri tani PS ka 8 mandate PD 6.
Në qarkun e Elbasanit PS siguron 8 mandate, PD 6.
Në qarkun e Vlorës 8 mandate PS, 4 PD.
Në qarkun e Gjirokastrës PS ka arritur objektivin me 3 mandate, PD 1.
Në qarkun e Fierit PS 9, PD 6, LSI1.
Në qarkun e Beratit 5 mandate ka PS, 2 PD.
Në qarkun e Korçës PS 6, PD merr 5 mandate.
Në qarkun e Dibrës PD ka marrë 3 mandate, PS 2.
Në qarkun e Shkodrës PD ka marrë 5 mandate, PS 3, LSI 1 dhe PSD 2.
Në qarkun e Kukësit PD ka marrë 2 mandate dhe PS 1.
Në qarkun e Lezhës 4 mandate ka siguruar PD dhe PS 3

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy