Performancë lider, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, për transformimin digjital të vendit, në ofrimin e shërbimeve publike e administrative dhe mirëqeverisjen në vend. Shifrat më të larta në shprehjen e kënaqësisë së qytetarëve, pra përdoruesve të shërbimeve digjitale, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

 

Ky është vlerësimi që ka marrë Shqipëria bazuar në analizën e bërë mbi performancën për 52 indikatorë në 6 fusha të mirëqeverisjes dhe administrimit publik, në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky raport e vlerësim u transmetua në Ministerialin Rajonal për Mirëqeverisjen dhe Administrimin Publik, të organizuar nga OECD/SIGMA në 22 shkurt të këtij viti, ku morën pjesë përfaqësuesit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët prezantuan progresin lidhur me këtë reformë.

 

Shqipëria ka zbatuar disa reforma të rëndësishme në shumë fusha të administratës publike vitet e fundit. Por, në kuadër të ofrimit të shërbimeve publike dhe mirëqeverisjes, arritja më e madhe e Shqipërisë është renditja në vendin e parë për transformimin digjital dhe ofrimin e shërbimeve online.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kalimi i shërbimeve publike nga fizikisht në elektronikisht është njëra anë e medaljes, por duket se Shqipëria është vlerësuar edhe për performancën e deritanishme të tyre.

 

Qytetarët duket se janë të kënaqur dhe e kanë përqafuar digjitalizimin. Kështu, përdoruesit e shërbimeve publike administrative në të gjitha vendet e rajonit janë pyetur se sa të kënaqur janë me shërbimet online dhe prakticitetin e tyre dhe Shqipëria ka shënuar shifrat më të larta, krahasuar me vendet e tjera te Ballkanit Perëndimor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pyetjes se “A është e mundur të shkarkoni elektronikisht dokumente personale si certifikata, vërtetime, etj.”, 56% e të anketuarve në Shqipëri i janë përgjigjur pozitivisht dhe se i përdorin rregullisht shërbime të tilla (më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit).

 

95% e shërbimeve administrative janë mundësuar online vitet e fundit. 377 prej tyre janë të nivelit 4, që në gjuhën e shërbimeve digjitale do të thotë se nisin dhe përfundojnë online. Vlera e këtyre shërbimeve elektronike u kuptua sidomos gjatë periudhës së pandemisë, kur kontakti fizik u minimizua në maksimum dhe e-Albania ishte një vend shpëtimi për qindra mijëra qytetarë në nevojë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në sistemin shqiptar të shërbimeve publike administrative online ekzistojnë 55 regjistra eletronikë, të cilët ndërveprojnë ndërmjet tyre në kohë reale, duke bërë që 66% e formularëve për aplikime të ndryshme të plotësohen automatikisht në e-Albania, duke shkurtuar kohën për sigurimin e dokumentacionit dhe duke i thjeshtëzuar më tej procedurat.

 

Revolucioni digjital në Shqipëri do të vazhdojë. Udhërrëfyesi për Reformat e Mirëqeverisjes 2030 do të jetë platforma kryesore që do të orientojë reformën e administratës publike, reformën e financave publike, shërbimeve publike, digjitalizimin, antikorrupsionin dhe reformën e decentralizimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";