Gjykata e Apelit shtyu të enjten shqyrtimin e kërkesës së asaj pjese të Partisë Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, për bashkimin e Kuvendit të korrikut me atë të 18 dhjetorit.

 

Shtyrja erdhi për shkak të kërkesës së avokatit për më shumë kohë. Çështja e sotme është një prej 3 betejave gjyqësore që po zhvillon Partia Demokratike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po në Gjykatën e Apelit ndodhet çështja e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe gjykata pritet të vendosë nëse Sali Berisha është apo jo ligjërisht kryetar i Partisë Demokratike.

 

Ndërkaq në Gjykatën e Shkallës së Parë, mbështetësit e Sali Berishës kanë kërkuar heqjen e Lulzim Bashës si kryetar i partisë, pasi ka dhënë dorëheqjen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse deri në 6 mars, kur regjistrohen partitë politike, nuk kemi një vendim nga gjyqësori, atëherë në zgjedhjet lokale i vetmi që ka të drejtë të paraqesë kandidatët në emër të Partisë Demokratike është Lulzim Basha.

 

Seanca shtyhet në për datë 22 në orën 9:00.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot ne date 20.12.2022 u zhvillua seanca gjyqesore lidhur me ankimin e Partise Demokratike te Shqiperise.

 

Perfaqesuesi i PD, av. Rezart Kthupi kerkoi t’i jepet nje kohe prej 2 ose 3 dite, per tu njohur me aktet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykata e Apelit Tirane, me vendim te ndermjetem, vendosi te pranoje kerkesen dhe te shtyje seancen per ne date 22.12.2022, ora 9:00”, thuhet në njoftim.