Akuzat për shit-blerjen e votave në Dibër/ Shtyhet sërish gjyqi për të pandehurit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzat për shit-blerjen e votave në Dibër/ Shtyhet sërish gjyqi për të pandehurit

Shtyhet sërisht seanca e dosjes “184” në Dibër

Këtë të enjte 2 nga 4 të pandehurit e dosjes 184 në Dibër kanë dalë para togave të zeza në seancën e radhës për akuzën e ndikimit tek votuesit në zgjedhjet për Bashkinë Dibër të vitit 2016.

Ndërkohë mësohet se katër të pandehurit kanë 2 gjyqtarë duke i zhvilluar seancat të ndara.

Nuri Meda dhe Drini Gjeci kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, seanca e të cilëve ishte sot në orën 13:00. Por në mungesë të avokatëve, seanca ndaj tyre është shtyrë për në datën 22 Korrik. Mësohet se Meda dhe Gjeci kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Advertisement

Ndërsa seanca e radhës për dy të pandehurit e tjerë Robert Aga e Hasan Hoti, do të mbahet me datë 12 Korrik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy