23 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin orët e fundit, nga të cilat 21 janë shuar pas shumë përpjekjeve.

Aktualisht, mbeten aktive vetëm dy vatra: një në vendin e quajtur Agjioneri, në Delvinë, ku po punohet intensivisht për izolimin e plotë të zjarrit, dhe një tjetër në Dropull, ku situata është më e qetë, por puna vijon për të shmangur çdo rrezik përhapjeje.

Më shumë se 400 zjarrfikës, forca të ushtrisë e të policisë si dhe punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura, të ndihmuar dhe nga helikopteri Cougar dhe 2 Canadair të ofruara nga Greqia mundën të shuanin flakët që kishin marrë përmasa masive edhe për shkak të motit të nxehtë.

Ndërkohë një vatër zjarri u shfaq gjatë natës edhe në një kodër, në  Himarë, por pas dy orësh punë intensive u arrit që flakët të shuheshin./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";