Poetja e njohur, Lindita Ahmeti, është ndarë nga kjo jetë duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët dhe miqtë e saj që aq shumë e deshën. Ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 50-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë i ati, shkrimtari i njohur Xhabir Ahmeti, përmes një postimi në “Facebook”.

“Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, ka shkruar Ahmeti në orët e para të mëngjesit të 9 prillit

Përveçse ka qenë vajza e shkrimtarit të madh, Xhabir Ahmeti dhe motra e aktorit tashmë të ndjerë, Luran Ahmeti, Lindita arriti që në këtë jetë të shënonte vetë emrin dhe historinë e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të gjithë e njohën për poezitë dhe shkrimet e saj. Lindita Ahmeti lindi në Prizren më 26 prill 1973. Pasi mbaroi shkollën e mesme në Shkup, ajo studioi për filologji klasike në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit.

Ka vazhduar letërsinë antike në Universitetin e Tetovës, ndërsa ka punuar në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Ajo ka shkruar poezi në gjuhën shqipe dhe maqedonase që nga fillimi i viteve të ’90-ta. Ka botuar disa vëllime me poezi.