Mësuesi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Zymber Hasani ka zbuluar se si e ka marrë nofkën “Gjarpri”, Thaçi.
Ai ka thënë se kjo nofkë iu vendos pas një veprimi të tij në shkollë.
Sipas tij, ai në orën e biologjisë, për dallim nga të gjithë nxënësit e tjerë, kishte pasur guxim ta kapte gjarprin me dorë.
“Ne e kemi pasur profesorin e biologjisë, ai e mbante gjarprin në kabinet. Dhe, atë ditë që kishte të shpjegonte për gjarprin, e kishte nxjerrë atë dhe e ka vendosur mbi tavolinë e u thotë nxënësve “A guxon kush me e kap gjarprin me dorë?”. Askush nuk ka guxu, ai ia ka ngjitë gjarprit e ka kap me dorë”, tha Zymber Hasani në Kojshia Show.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";