“Kam makinë modeste, Ferrari”: Zyrtari shqiptar habit të ftuarit në studio

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Së fundmi kandidati i NISMA-s për kryetar të Podujevës Xhemajl Hasani ka qenë i ftuar në “Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, ku është pyetur se me çfarë makine lëviz dhe tepër serioz ai përgjigjet se ka një makinë modeste.

Gazetarja: Me çfarë veture vozisni zoti Hasani?

Xhemajl Hasani: Lëviz me një veturë modeste, dhuratë prej familjarëve.

Gazetarja: Çfarë është modeste për ju?

Advertisement

Xhemajl Hasani: Me Ferrari. (Shkaktohen të qeshura në zyrë).

Gazetarja: Ferrari, veturë modeste? (qesh)

Xhemajl Hasani: Pse?

Gazetarja: Çfarë vlere ka?

Advertisement

Xhemajl Hasani: 70 mijë Euro.

Gazetarja: Dhe kjo është modeste për ju, apo jo?

Xhemajl Hasani: Po si të gjithë kandidatët e tjerë.

Deklarata e Hasanit ka shkaktuar mjaft të qeshura në studio, ndërsa për të çdo gjë që tha ishte shumë normale.

Advertisement

Hasani menjëherë pas emisionit në llogarinë e tij në Facebook publikoi një fotografi ku shihet afër veturës “modeste”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy