Si trafikoheshin makinat e vjedhura nga Kosova në Shqipëri, kush është policja që i kalonte në kufi

 

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që trafikonin makina nga Kosova drejt Shqipërisë përmes një skeme mashtrimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se, Vojsava Doda, punonjëse e policisë operacionale Tiranë, në bashkëpunim me 6 persona të tjerë, pasi sigurohej për makinat e vjedhura, lejonte trafikimin e tyre përmes Pikës hyrëse të Morinit. Dëshmia e njërit prej te pandehurve, punonjës i policisë në Morinë, tregon se Vojsava Doda e veshur me uniformën e shtetit dhe e prezantuar si agjente kishte shkuar në Morinë ku lejoi kalimin urgjent të automjeteve për hetim.

 

Përmes justifikimit se automjeti i vjedhur ka elementë kriminalë, lejohej kalimi i automjeteve pa regjistrim. Skema u vu në hetim dy ditë më parë, pasi një qytetar i Kosovës njohu makinën e tij në Rrugën e Kombit. Menjëherë ai denoncoi vjedhjen e saj, duke vënë në lëvizje blutë e Kurbinit dhe Lezhës, pa sukses deri në realizimin e ndalimit e automjetit nga policia e Kamzës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Dua të them se dua të them se me date 24.02.2022 kam qëne i planizuar me shërbim nga ora 08:00 deri në orën 20:00 në’ gabinën numër 4 në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Gjatë kohës të shërbimit kam përpunuar një numër të konsiderueshëm shtetasish dhe automjetesh që janë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

E kujtoj rastin ne fjale pasi kane qenë minutat e fundit të orarit të shërbimit dhe kjo shtetase në momentin e paraqitjes në gabinë më ka nxjerr një dokument policie së shtetit dhe është prezantuar si agjente në vëzhgim e Sektorit të Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Pergjithshme të Policisë Shtetit duke më relatuar se është në ndjekje të një proçedure urgiente. E kam lejuar të kaloje pa u rregjistruar në sistemin Tims për shkak të urgjences së saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dhënat e saj dhe dhe targën e automjetit i mbajta shënim me mendimin që t’i hedh me vone në sistem. Për me tepër drejtuesja e automjetit që më është prezantuar si punonjese policie më ka berë të ditur se duhej të shkonte në Tiranë në mënyrë urgjente”.