Anija Grace Felix e bllokuar dy ditë më parë në Durrës me 22 500 ton naftë ishte një nga rastet e shtuara të kontrabandës që po kryhet kohët e fundit në rajonin e Mesdheut me origjinë ruse.

 

Sic dihet, për naftën ruse është vendosur embargo, por kompanitë e interesuara ia kanë dalë në në një farë mënyre që të kamuflojnë kontrabandën, duke kryer operacione në porte jashtë Rusisë. I tillë është edhe rasti I anijes Grace Felix, anije me flamur Liberian e regjistruar në portin e këtij vendi, në Monrovia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga hetimet e kryera deri tani nga një sërë strukturash dhe agjencish ligjzbatuese, anija është ngarkuar më naftë në portin e Lakonisos në Greqi nag anija Fidan, e cila është ngarkuar në datën 20 janar në Rusi në portin Novorossiysk në detin e Zi.

 

Nga të dhënat satelitore, anija Fidan ka mbërritur në portin grek dhe aty është bërë edhe furnizimi I anijes me flamur Liberian Grace Felix.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sasia e naftës në fjalë, e cila është naftë e papërpunuar, ka ardhur për llogari të subjektit IBGAS AG, e rregjistruar në zonën e lirë në portin e Porto Romanos.

 

Kjo kompani më pas ua shet naftën kompanive të tjera shqiptare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zbulimi I këtij rasti të kontrabandës ka bërë që policia shqiptare të arrestojë gjithë ekuipazhin prej 22 vetësh, ndërkohë që janë në pritje procedurat se cfarë do të bëjet me sasinë e naftës dhe vetë fatin e anijes.