Për herë të parë që nga fillimi i luftës/ Mbërrinë në Durrës anija me 6 mijë ton grurë nga Ukraina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Për herë të parë që nga fillimi i luftës/ Mbërrinë në Durrës anija me 6 mijë ton grurë nga Ukraina

Në Portin e Durrësit ka mbërritur një anije me 6 mijë tonë grurë, e cila është nisur nga Ukraina.

 

Anija “cargo” e quajtur “Jaohar Ranim”, është nisur direkt nga Izmaili Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa.

 

Advertisement

Ajo ka mbërritur në Poerin e Durrësit ditën e sotme në orën 08:37.

 

 

Advertisement

Anija mësohet se është ngarkuar me grurë më 28 korrik, ndërsa është anija e parë që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti.

 

Sjellim në vëmendje se sulmi i Rusisë mbi Ukrainën shkaktoi probleme ekonomike në të gjithë botën, ndërsa furnizimit me grurë dhe lëndë të tjera nga Ukraina u ndërprenë për shkak të luftës. Së fundmi u arrit një marrëveshje Rusi-Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, ku rezultoi që Ukraina të nisi sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.

 

Advertisement

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy