Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi raportoi se deri tani në Karaburun janë hedhur mbi 300 mijë litra ujë për të neutralizuar vatrat e zjarrit.
Ai theksoi se Forcat e Armatosura do të vazhdojnë punën e tyre për të eleminuar çdo vatër zjarri, teksa shtoi operacioni për shuarjen e flakëve vështirësohet nga temperaturat e larta, era dhe relieve.
“Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri. Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojne me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin. Ndërkohe janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka.”
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";