“Janë neutralizuar pothuajse të gjitha vatrat serioze të zjarrit”/ Peleshi: Sfidë ngelet Karaburni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Janë neutralizuar pothuajse të gjitha vatrat serioze të zjarrit”/ Peleshi: Sfidë ngelet Karaburni

Prej disa ditësh zona të caktuara të Shqipërisë janë përfshirë nga flakët.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se falë ndërhyrjes së Forcave të Armatosura dhe të strukturave të tjera të Mbrojtjes Civile, vatrat serioze të zjarrit janë vënë nën kontroll.

 

Advertisement

Por shqetësim vazhdon të ngelet Karaburuni, i cili digjet prej ditësh.

 

“Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura. Falenderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë”, tha Peleshi në “Facebook”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy