Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një komunikim për mediat, ku theksoi se do të jetë sërish pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
“Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e vendit dhe ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është një gabim i madh logjik. Grupi do të diskutojë, do të ketë mbledhje, është organ legjislativ i PD që do të bëj debate për të gjitha.”
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
I pyetur se me çfarë parash po bëhen rregullimet në selinë e PD, Berisha u shpreh se nuk është në dijeni, por do të kërkojë transparencë.