Sllovenia i bashkohet vendeve të bashkimit evropian që kanë lehtësuar masat kufizuese të pandemisë. Nga kjo e hënë, në restorante, hotele dhe ambiente tjera të mbyllura, nuk do të kërkohet pasaporta e vaksinës, testet negative dhe as deshmite e shërimit nga koronavirusi.
Edhe ata qe duan të udhetojnë drejt Sllovenisë, nuk duhet të paraqesin asgjë në kufi. Ora policore po ashtu është shfuqizuar, duke cliruar biznesin. Sa i përket maskës, ajo është ende e detyrueshme në ambientet e mbyllura.
britania e madhe gjithashtu ka vedosur që, nga java e ardhshme , të lehtësojë më tej lëvizjen. Kryeministri, Boris Johnson ka bërë të ditur se personave që do të rezultojnë pozitivë me koronavirus, nuk do t’u kërkohet të izolohen.
BORIS JOHNSON
KRYEMINISTËR, BRITANI E MADHE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Përfundimi i të gjitha masave ligjore të vendosura për të frenuar përhapjen e virusit do t’i lejojë njerëzit në britaninë e madhe të mbrohen pa kufizuar liritë e tyre. Nuk po them se duhet të tregohemi të pakujdesshëm ndah variantëve, por tani është momenti që të gjithë qytetarët të rifitojnë besimin e tyre, t’i rikthehen jetës normale.”
Ndërkohë nga 1 marsi edhe izraeli ka vendosur që të ndryshojë rregullat për udhetarët: për herë të parë që prej shpalljes së pandemisë , kufiri do të jetë i hapur edhe për të pavaksinuarit. Ata do të duhet të paraqesinë vetëm një test PCR negativ.