Lihen në fuqi masat shtrënguese anti-COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lihen në fuqi masat shtrënguese anti-COVID

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos bëjë asnjë ndryshim të masave anti-COVID në vend. Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi se këto masa të vendosura dy javë më parë kanë dhënë ndikimin e tyre.

 

Për këtë arsye, do të vijohet ndalimi i qarkullimit në orën 20.00, mbyllja e bareve, restoranteve dhe bizneseve në të njëjtën orë, mësimi online si edhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe.

 

Advertisement

“Siç shihet, duket që situata në vend vazhdon të mbetet një situatë delikate që duhet të monitorohet me shumë vëmendje, por ka qenë e qëndrueshme dhe sidomos në ditët e fundit kemi një tendencë uljeje që do ta vlerësojmë a do të jetë e tillë. Masat që u propopzuan para dy javësh kanë filluar të japin efektin e tyre dhe mendojmë të vazhdojmë aty, duke i vlerësuar më ngushtësisht në kohëra më të shkurtra efikasitetin.Vazhdojnë të mbeten në fuqi masat: kufizimi i lëvizjes për të gjithë qytetarët duke filluar nga ora 20.00, baret dhe restorantet do të vijojnë të jenë të mbyllura në orën 20.00. Shkollat e mesme të përcaktuara më parë do të vazhdojnë online. Universitetet po ashtu do të vijojnë online. Fluturimet me Britaninë e Madhe vazhdojnë të jenë të pezulluara”, tha zëvendësiministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy