Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD) dhe të Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri janë takuar me drejtuesit e Partisë Socialiste.

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë Romina Kukën pritën në një takim të veçantë Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), Rene Faust dhe drejtuesen e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, Stine Klapper.

 

Lajmin e bën të ditur Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, i cili shkruan:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Bashkë me Rominën dhe të rinjtë e Partisë Socialiste pritëm në një takim Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), Rene Faust dhe drejtuesen e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, Stine Klapper, ku diskutuam mbi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë ,forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes tyre si edhe për “IUSY Ëorld Council 2022” që do organizohet ditën e nesërme në kuadër të programit Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.