Nga sot vendi ynë do të ndikohet nga një tjetër valë e të nxehtit me masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore të vendit. Gjithashtu për nesër parashikohet edhe rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1 – 6m/s. Në orët e drekes dhe me pas, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10 – 12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 15 deri 36°C
në zona e ulëta 15 deri 38°C
në zona bregdetare 19 deri 35°C

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";