Kjo e premte do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Partisë Demokratike.

Gjykata e Apelit vendos nëse PD do të përfaqësohet nga Berisha dhe grupimi i tij, sikurse ishte vendimi i shkallës së parë nga Gjykatësi Agron Zhukri, apo vula dhe logo do ti takojmë grupimit Basha-Alibeaj.

 

Sot në shqyrtim nga Gjykata e Apelit merret ankimimi i PD-së  (Alibeaj) ndaj vendimit të vitit  të kaluar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lidhur me faktin se kujt i takon zyrtarisht vula për drejtimin dhe përfaqësimin e Selisë Blu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Trupi gjykues për këtë çështje përbëhet nga Elona Mihali, Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

 

Vendimi I formës së prere që merret sot, ka rëndësi të madhe sepse do të vendosë edhe fatin e përfaqësimit zyrtar të demokrateve ne zgjedhjet locale te 14 majit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në bazë të vendimit të sotëm, edhe KQZ do të marrë  vendimin se cilin grupim të PD do të regjistrojë në zgjedhjet locale.

Afat për regjistrimin e forcave politike mbyllet ne datën 6 mars.

 

Por ndërkohë që séance në Apel nis në orën 11:0, grupi I Berishës ka lajmëruar proteste në orën 12:00.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";