Këtë të dielë, grupi i “Rithemelimit” do të zhvilloje procesin e Primareve për zgjedhjen e kandidatin që do të garojë për Bashkinë Kukës.
Kandidatët që do të marrin pjesë në garë janë, Ardian Elezi, Arif Rexhmati, Emri Vata, Gëzim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli.
Ish kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ndarë një foto nga procesi i votimit, duke theksuar se ka një pjesëmarrje masive.
“Pjesëmarrje masive në primaret në Kukës!
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Ftesë për të gjithë demokratët e Kukësit të marrin pjesë në primare për zgjedhjen e kandidatit të tyre për Bashkinë Kukës. Suksese!”, shkruan Berisha.
Zgjedhjet e pjesshme në Kukës do të zhvillohen pas skandalit erotik të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, të cilit në muajin qershor iu publikua një video ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë me një vajzë.
Pas dorëheqjes, Gjici u arrestua për shpërdorim detyre.