Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi  pritet të vendosë sot për regjistrimin e Partisë Demokratike, atë me kryetar Lulzim Bashën.

 

Deri më tani nga Celibashi është deklaruar se nëse PD nuk sjellë dokumentet e kërkuara nga ai me firmën e Bashës,  ajo rrezikon të mos regjistrohet për zgjedhjet e majit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkak i përplajes mes Celibashit dhe PD është bërë deklarata solemne e kryetarit të partisë. Sipas komisionerit ajo duhet të mbajë firmën e Bashës, ndërsa sipas PD-së ajo është e ligjshme edhe pse mban firmën e kryetarit në detyrë, Enkelejd Alibeaj.

 

Gjasa është që Celibashi mos të regjistrojë PD-në për zgjedhjet për aq kohë sa Basha refuzon të hedhë firmën e tij. Pas vedimit të komisionerit beteja do të zhvillohet në Komisionin  e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";