SPAK ka dërguar në GJKKO kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos, i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

 

Pritet shqyrtimi i kërkesës nga gjyqtarja Irena Gjoka.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kërkesa në gjykatë ka ardhur pasi Kuvendi njoftoi që Alqi Bllako la më vullnet të plotë mandatin e deputetit.

 

Sipas SPAK, Bllako dyshohet se ka kryer një sërë shkeljesh në procedurat e ngritjes së inceneratorit të Fierit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga hetimet u zbulua se Alqi Bllako në bashkëpunim me Pëllumb Abeshin, që mbante detyrën e kryetarit të komisionit të shpronësimit, si dhe me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, falsifikuan dokumentet për shpronësimin e pronës ku do të ngrihej impianti i trajtimit të mbetjeve.

 

Nga “tokë arrë” ata ia paraqitën kategorinë e pronës Këshillit të Ministrave si “tokë truall”, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi 16.2 milionë lekë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SPAK vëren më tej se Bllako, për shkak të funksioneve që kishte në Ministrinë e Mjedisit dhe më pas si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, favorizoi shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” kundrejt ryshfetit.