SPAK kërkon arrestimin e tij, Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit: Jam i tronditur…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAK kërkon arrestimin e tij, Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit: Jam i tronditur…

Pasi SPAK kërkoi ditën e sotme arrestimin e Alqi Bllako për përfshirjen në aferën e inceneratorit të Fierit, ky i fundiit ka vendosur të dorëzojë mandatin e deputetit.

 

Teksa shpreh troditjen që ka marrë nga kërkesa për ndalimin e tij, Bllako shkruan se një proces i paparagjykaur dhe i drejtë do të provojë lehtësisht pafajësinë e tij.

 

Advertisement

Ai theksoi se do të përballet me akuzën pa asnjë privilegj dhe si një qytetar i thjeshtë.

Reagimi:

Të nderuar miq!

Natyrisht jam i tronditur nga kërkesa e SPAK-ut për ndalimin tim. Kam bindjen e thellë që një proces i paparagjykuar dhe i drejtë do ta provonte lehtësisht pafajësinë time; me bindjen e palëkundur se as kam shkelur kurrë ligjet e vendit e madje as kam thyer kurrë etikën e detyrës që kam ushtruar!

Advertisement

 

Sidoqoftë, nuk ka arsye të angazhohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për këtë çështje dhe as nuk dua të përfitoj apo të më ofrohet një trajtim ndryshe nga çdo qytetar tjetër i vendit tonë.

Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik.

 

Advertisement

Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë!

 

Ju jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen!

 

Advertisement

Mezi pres t’u provoj të vërtetën dhe të drejtën e pastër miqve, dhe padyshim armiqve!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy