Gjykata e Lartë ka caktuar datën 5 mars, si ditën ku do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, që kërkon rikthimin në qeli të Jamambër Malltezit.

Apeli i Posaçëm zbuti masën e sigurisë së caktuar më herët nga Gjykata e Posaçme, duke i caktuar dhëndrit të ish-kryeministrit masën “arrest në shtëpi”.

Jamambër Malltezi akuzohet si i përfshirë në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Për po të njëjtën çështje, SPAK ka caktuar masën “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Të dy kanë mohuar në mënyrë kategorike akuzat që rëndojnë mbi ta, duke e konsideruar si gjyq politik./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";