I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, mbrëmjen e sotme, ish-drejtuesi I Policisë, Arjan Hoxha duke iu referuar vrasjes së fundit në Rrëshen u shpreh se zbulimi I vrasjeve për hakmarrje është I vështirë.

“Janë vrasje të mirëorganizuara, tepër të sofistikuara, ndoshta edhe të vështira për tu zbuluar.

E bën të vështirë, akumulimi, financat e mëdha që kanë këto dy grupe. Gjakmarrja, për vetë konceptin dhe të drejtën zakonore e cila vazhdon në Shqipëri, këtë grup e bën akoma më agresiv.

Nuk ka një kod, të cilit ato I përmbahen, pra nuk kanë rregulla por godasin pa mëshirë ndaj njëri-tjetrit. Policia nuk ka arrit deri tani që të adresojë konkretisht asnjërin nga këto vepra penale në zbulimin e autorëve të kryerjes së tyre, e cila do ta frenonte.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";