Spotlight – Klosi: Vrasjet bëhen nga profesionistë, nuk ka çfarë bën Policia. Policët s’kanë besim tek komandantët e tyre. Hoxha: 1/3 e Policisë është në kërkim për trafik droge

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spotlight – Klosi: Vrasjet bëhen nga profesionistë, nuk ka çfarë bën Policia. Policët s’kanë besim tek komandantët e tyre. Hoxha: 1/3 e Policisë është në kërkim për trafik droge

Është vrarë ditën e djeshme 51-vjecari, Anton Kelit në Rrëshen. Viktima jetonte jashtë shtetit me bashkëshorten dhe fëmijët dhe kishte ardhur në prag festash tek e ëma e tij në Rrëshen. Ai u qëllua me breshëri arme mbrëmjen e kaluar sapo zbriti nga makina dhe ka ecur i vetëm në këmbë për rreth 100 metra, për të kërkuar ndihmë tek një biznes i afërt.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-drejtori i SHISH, Fatos Klos, u shpreh se në rastin kur vrasjet bëhen nga profesionistë, nuk ka çfarë bën Policia. Sipas tij, policët s’kanë besim tek komandantët e tyre.

Fatos Klosi: Në qoftë se vijnë dy vrasës profesionistë, të cilët e kanë studiuar dy javë dhe asnjeri s’I ka vënë re, s’i njeh as Policia as kurrkush. S’ka si t’i njohë Policia. Bëjnë vrasjen dhe ikin. Çfarë do bëjë Policia? Policia mund të bëjë plot, në qoftë se ka një aktivitet ku zihen. Kur ndodhin vrasje të paguara nga profesionistë, s’ke cc’i bën fare.

Unë i them një gjë të rëndë Policisë. Policët poshtë nuk kanë besim tek komandantët e tyre

Advertisement

Hoxha: Nuk kanë si të kenë besim, derisa 1/3 e drejtuesve, ish-drejtuesve të Policisë, i ke në kërkim për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy