Spotlight / Ish-drejtuesi i Policisë, Arjan Hoxha: Zbulimi i vrasjeve për hakmarrje, i vështirë. Shkak, financat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spotlight / Ish-drejtuesi i Policisë, Arjan Hoxha: Zbulimi i vrasjeve për hakmarrje, i vështirë. Shkak, financat

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, mbrëmjen e sotme, ish-drejtuesi I Policisë, Arjan Hoxha duke iu referuar vrasjes së fundit në Rrëshen u shpreh se zbulimi I vrasjeve për hakmarrje është I vështirë.

“Janë vrasje të mirëorganizuara, tepër të sofistikuara, ndoshta edhe të vështira për tu zbuluar.

E bën të vështirë, akumulimi, financat e mëdha që kanë këto dy grupe. Gjakmarrja, për vetë konceptin dhe të drejtën zakonore e cila vazhdon në Shqipëri, këtë grup e bën akoma më agresiv.

Nuk ka një kod, të cilit ato I përmbahen, pra nuk kanë rregulla por godasin pa mëshirë ndaj njëri-tjetrit. Policia nuk ka arrit deri tani që të adresojë konkretisht asnjërin nga këto vepra penale në zbulimin e autorëve të kryerjes së tyre, e cila do ta frenonte.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy