Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në ambientet e SPAK, këtë të premte. Kjo është hera e dytë që ai paraqitet në SPAK, pas caktimit të masës “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Posaçme.

 

Ish-ministri i Shëndetësisë akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre për tenderin e sterilizimit.  Në lidhje me këtë dosje, SPAK në gusht të këtij viti dha edhe 8 masa të tjera, ku në mesin e tyre ishte ajo e arrestit të ish-zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Ish-zëvendësministri akuzohet për “falsifikimi të dokumenteve” dhe “shpërdorimi detyrës”, ndërsa biznesmeni Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";