“Sterilizimi”/ Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, pritet t’i komunikohet masa e sigurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Sterilizimi”/ Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, pritet t’i komunikohet masa e sigurisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbërritur në GJKKO. Këtë të hënë pritet të zhvillohet seanca e marrjes në pyetje të tij dhe t’i komunikohet masa e sigurisë, “Detyrim Paraqitje”.

 

Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, zyrtarisht është i proceduar nga drejtësia nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Gjykata e Posaçme në datën 16 nëntor, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

 

Advertisement

Ky vendim është dhënë pas dosjes së hetuar prej të paktën 3 vitesh nga SPAK në lidhje me çështjen e bujshme të dyshuar si korruptive të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

 

Vendimi i gjykatës së Posaçme është ekzekutuar ditën e premte nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe policia. Sipas këtij vendimi, Ilir Beqaj do të paraqitet çdo të premte në ambientet e BKH në orën 15:30. Ndaj tij togat e zeza kanë vendosur edhe masën e bllokimit të pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese duke i penguar daljen jashtë territorit të vendit.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy