Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ka bërë publike pjesëmarrjen e tij sot në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

 

Në një postim në “Facebook”, ai ka shpërndarë mesazhin e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manajni, në të cilin thekson se do të protestojë kundër të zotit të shtëpisë, e jo mysafirëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë. Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve. I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve! Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm! Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë! Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb. Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë. Do jem aty si qytetar, patjetër”, shkruan Stresi.