Për shkak të sulmit kibernetik ndaj e-albania të raportuar një ditë më parë, një sërë shërbimesh që qytetarët i merrnin online janë pezulluar. Kjo ka shkaktuar kaos dhe paqartësi.

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se regjistrmet për nxënësit në klasat e para dhe të dhjeta janë shtyrë, deri në një moment të dytë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit. Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrmit”, shprehet kushi në reagimin e saj.

 

Po ashtu, as Ministria e Jashtme nuk ofron dot shërbime konsullore. Qytetarët nuk kanë dot akses në e-albania për të aplikuar dhe për të marrë dokumentet biometrike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky pezullim i shërbimit, sipas ministrisë, ka prekur të gjitha konsullatat shqiptare në botë.