Tirana do të presë më 26, 27 dhe 28 gusht “Sunny Hill Festival”.

Një nga të ftuarit e veçantë do të jetë dhe DJ i njohur në të gjithë botën, Robbert van de Corput, i njohur si Dj. Hardwell.

Organizatorët e “Sunny Hill Festival” shkruajnë se Dj. Hardwell do të sjellë për publikun shqiptar këngët e tij më të mira elektronike duke sjellë mjaft energji.

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar nga Dua Lipa në 3 ditët e Sunny Hill Festival Tirana 2022.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";