Fedez vjen në Shqipëri për Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa: Bileta juaj e Prishtinës, e vlefshme edhe në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fedez vjen në Shqipëri për Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa: Bileta juaj e Prishtinës, e vlefshme edhe në Tiranë

Sunny Hill Festival për 3 ditë me radhë pritet të ndezë atmosferën në Tiranë.

 

Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës dhe organizatorët e festivalit kanë dhënë njoftimin e rëndësishëm se të gjitha biletat Believers vlejnë për festivalin që do zhvillohet në Tiranë.

 

Advertisement

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Bileta juaj e Prishtinës është e vlefshme për Sunny Hill Festival Tirana gjatë datave 26, 27 dhe 28 gusht.

Bëhuni gati për të shënuar muajin më të mirë ndonjëherë! 💃🕺
Me dashuri,
Ekipi i Festivalit Sunny Hill” – thotë mes të tjerash Dukagjin Lipa.
Biletat për Sunny Hill në Tiranë po shiten me shpejtësi. Kategoria Believers Ticket aktualisht është e pamundur të rezervohet në Festivalin e Tiranës, pasi të gjitha biletat janë shitur. Të vetmet bileta të disponueshme janë Early Bird Ticket, po ashtu të limituara, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të nisë edhe shitja e Regular Ticket, të cilat dalin në tregun online pasi të bëhen të njohur të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në festival.
Ndërkohë sot ka dalë dhe emri i i artistit të parë që do të performojë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë i cili reperi i famshëm Fedez.
Lajmi është bërë po ashtu me dije nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram ku shkruhet: “Sunny Hill Festival Tirana do jetë gjigant me reperin ikonik italian @FEDEZ për një shfaqje plot karizëm dhe stil”.- shkruan ai në Instagram.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy