Finalizohet operacioni i koduar “Rinas Ekspres”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

 

Arrestohen 9 shtetas, nga këta 5 tregtarë dhe 4 doganierë, konkretisht:

B.K., 29 vjeç, A. L., 42 vjeçe, Q. L., 46 vjeç, L. L., 62 vjeçe, dhe A. L., 37 vjeç ( me aktivitet tregtar biznes privat).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

 

B.K., 55 vjeç, me detyrë shef sektori në Sektorin Operacional Terminal Rinas (përgjegjës turni);

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Th. N., 24 vjeç, me punë doganier në aeroportin e Rinasit, me detyrën kontroll në skaner pranë kontrollit fizik;

 

M.L., 36 vjeç, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut;

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

E.S., 62 vjeçe, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut.

 

Pas hetimeve të kryera më parë dhe informacioneve të grumbulluara u bë e mundur që tregtarët e sipërpërmendur të kapeshin në flagrancë në rrugën Rinas-Kashar, duke transportuar mallra kontrabandë, pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke mos e deklaruar mallin dhe duke shmangur tërësisht detyrimet doganore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi të konsiderueshme veshmbathjesh, këpucë, një sasi aparatesh celularë dhe tre automjete që transportonin mallrat kontrabandë.