Partia Demokratike ka shfrytezuar raportin e fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit mbi klimën e investimeve per te akuzuar qeverine per korrupsion dhe favorizim te nje grupi biznesmenesh te lidhur me te.

 

Deputetja e zgjedhur Jorida Tabaku ka deklaruar se raporti ve ne dukje se nje investitor ne Shqiperi perballet me korrupsionin, mungesen e sigurisë së pronës dhe me ligje abuzive që favorizojnë klientët e qeverisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

JORIDA TABAKU

DEPUTETE E ZGJEDHUR, PD

Shqiptarëve duhet t’u rikthehet dinjiteti dhe një qeveri që punon për ta. Ndaj sot është një ditë e mirë që SPAK të hetojë korrupsionin që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Tabakut problemet qe konstaton DASH i ka bere publike edhe opozita me pare.

 

 “Rritja e kontratave PPP që ka ulur mundësinë për konkurrencë, përfshirë edhe të investitorëve të huaj. Analizat e dobëta të kosto përfitimeve nga këto kontrata që shpesh janë kontrata dhe ligje preferenciale.  Rritja e informalitetit që është kthyer në rrezik dhe problem për bizneset vendase dhe investitorët e SHBA. Sipas raportit gati mbi 40% e sektorit ekonomik të vendit është në informalitet të plotë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas PD, lufta ndaj korrupsionit është lufta kundër monopoleve, kundër oligarkisë dhe klientelizmit.